Rama: Punësimi i LaCivitas, sikur ta punësosh një parukier hollivudian duke menduar se të bën Brad Pitt
“Është përvoja më përulëse e jetës sime” – deklaroi Edi Rama për Politico-n, rreth rezultatit zgjedhor të 11 majit.
“Është përvoja më përulëse e jetës sime – dhe vjen në një moment historik për Shqipërinë … si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, tha Rama.
Edhe në mediumin amerikan, Rama tha se “Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030”.
Ndërkohë, ai ka komentuar edhe angazhimin e Chris LaCivitas nga kampi i demokratëve në Shqipëri, ish-strategun e fushatës së presidentit amerikan Donald Trump.
“Të punësosh LaCivita-n dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump është si të punësosh një parukier në Hollyëood dhe të mendosh se do të bëhesh Brad Pitt”, tha Rama.