Rama pritet nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik - NACIONALE

Rama pritet nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot në Selinë e Shenjtë të Vatikanit nga Papa Leonin.

Në këtë vizitë, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre Zaho.

Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë tregohen për temat që janë diskutuar në takim.

“Në bisedimet e përzemërta u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet mes komunitetit kishtar dhe atij civil.”, është thënë në njoftimin e Selisë.

Lajme të ngjashme