Rama pritet nga kancelari Olaf Scholz - NACIONALE

Rama pritet nga kancelari Olaf Scholz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, në nisjen e vizitës së tij zyrtare në Gjerman.

Kjo vizitë e kryeministrit shqiptar po realizohet në kuadër të rolit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Ky takim, sipas mediave shqiptare, do të pasohet me një takim tjetër në mes dy delegacioneve.

Në takimin në mes të delegacioneve do të diskutohen në detaje bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe rruga e Shqipërisë drejte anëtarësimit në BE-së.

Pas takimeve, pritet të mbahet një konferencë për medie.

Lajme të ngjashme