Rama pret liderët evropianë dhe rajonalë në Samitin e Procesit të Berlinit
Lajmi në përditësim...
Liderët janë nisur drejt ndërtesës së rikonstruktuar të Piramidës në Tiranë ku nga ora 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka folur për mediat pak para nisjes së samitit të Procesit të Berlinit. Von der Leyen tha se “samiti përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit”.
“Është një samit shumë i veçantë, ky që mbahet sot. Është i 10-ti i Procesit të Berlinit, por për herë të mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit.
Duam t’ju japim qasje kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun europian, por duhen reforma. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyert tona janë ta hapura, ndaj le të punojmë sot për këtë plan rritjeje”, tha Ursula Von der Leyen.
Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.
Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri, Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Fjala hyrëse e Edi Ramës, pas performancën baletore: “Mirësevnimi të gjithë. Mendoja se ishte vendimi dhe momenti i duhur për të ekspozuar rëmbimin e Evropës, kryevepra e Çerrinit shekullit të 17’të; dhe mes tjerash e bëri këtë pikturë”:
Liderët evropiane dhe rajonalë tashmë janë futur në kryeministrinë shqiptare ku pritet të mbahet edhe fjala hyrëse e Samitit të Procesit të Berlinit, teksa brenda shihen që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bisedon me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Mbërrin edhe Ursula von der Leyen, Kryetarja e Komisionit Evropian dhe kancelari federal gjerman, Olaf Scholz.
“Është Samit shumë i veçantë kjo që kemi sot. Është i dhjeti i Procesit të Berlinit, përherë të parë në Ballkanin Perëdnimor. Mesazh se sa të përlushtiar jemi ndaj BP. Kam prezantuar Planin e Rritjes. Duam t’u japim qasje në Tregun e Përbashkët Evropian, kompanive të rajonit Por,na duhet reforma në Ballkanin Perëndimor. Ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga BE. Stimul për ata qe përnjëmend duan të reformohen duan. Dyert tona janë të hapura”, tha Ursula von der Leyen
Kryeministri i Holandës Mark Rutte prononcohet për gazetarë: “Për tensionet në Kosovë në veri ne natyrisht kërkojmë shtensionimin e situatës. Fola me Vuçiqin, sot do të flas me Kryeministren e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë të gjithë të ndihmojmë të qetësojmë tensionet”
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli krejt evropianët në Tiranë, shpresojmë se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërrirë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mbërrirë gjithashtu në Tiranë ku u përshndet fare zbehtë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një shtrëngim të shpejt duarsh.
Liderë të Bashkimi Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor tashmë janë duke u pritur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë.
AXHENDA
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.
Në orën 11:30 fjala hapëse.
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.