Rama lavdërohet pak: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën - NACIONALE

Rama lavdërohet pak: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është lavdëruar me punët që po bëhen në kryeqytet.

Derisa ka numëruar disa prej këtyre punëve, i pari i Prishtinë ka thënë se punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ekipet të ndryshme në kryeqytet punojnë pandërprerë.

“Rrugë dhe trotuare më të gjera 🚶‍♂️, me shumë pemë të mbjella 🌲, e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme. Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën 🔧. Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit 🏙️, duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme