Rama kritikon ashpër ministrin Murati: Me ka bllokuar në mënyrë të panevojshme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati.
Ai ka bërë me dije se ministri qëllimisht po i bllokon disa projekte për kryeqyteti.
Rama ka thënë se nuk është i vetmi që ankohet në Muratin.
“Hekuran Murati me ka bllokuar mua, po edhe Ministrat ankohen në të për bllokim pune”, ka thënë Rama në emision DPT në T7.
Sipas tij, bëhet fjalë për disa projekte të rëndësishme për Prishtinës.
“Janë disa projekte të gatshme. Por ministri thotë se s’janë prioritet. Po shihet hashiqare që është qasje bllokuese e panevosjshme”, është shprehur Rama.