Rama: Jemi të vegjël që të flemë të qetë nëse s’kemi miq të mëdhenj, flas edhe për Kosovën - NACIONALE

Rama: Jemi të vegjël që të flemë të qetë nëse s’kemi miq të mëdhenj, flas edhe për Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një mesazh për të gjitha vendet e rajonit, ka thënë se “jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë”. Ai ka folur në lidhje me mbajtjen e raporteve me partnerët ndërkombëtarë.

Në një nga episodat e podcast-it të tij, Rama ka thënë se mbajtja e miqve është kusht për vendet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe ato që nuk kanë pasuri të mëdha.

“Kemi pasë edhe aftësinë që të rritemi nga pikëpamja e edukimit, emocionit, dhe sot jemi një vend i begatuar. Por, mos e harro kurrë, jemi shumë të vegjël për të fjetur të qettë nëse nuk kemi miq të mëdhenj. Sepse, ditën kur dikush më i madh mund të vij dhe të trokasë ted era, mund ta mrbojmë shtëpinë vetëm kur të kemi një mik më të madh se sa ai. Dhe kjo është e padiskutueshme për të gjithë, dhe bërja e miqve dhe mbajtja e miqve në kushtet e një vendi, flas për Shqipërinë, Kosovën, për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, për vende që nuk janë vende me pasuri të mëdha që i bëjnë vetvetiu, interesant, apo që vijnë vetë ata të mëdhenjt dhe duan ta kenë mirë me ty. Është një parakusht për të cilin çdo kush ka në dorë marrëdhëniet ndërkombëtare, atë raportin e shpisë me atë çfarë ka jashtë shpie.” – ka thënë ai.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh i Ramës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili që prej ardhjes në pushtet, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, gjatë një fjalimi në OKB javën e kaluar, Rama foli për Kosovën. Kryeministri shqiptar tha se “Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm me përspektivë të qartë evropiane”.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një përspektivë të qartë evropiane, e një aleancë të padiskutueshme të komunitetit të madh demokratik të vendeve.” – u shpreh ai gjatë fjalimit të tij, transmeton Nacionale.

Rama ka shtuar se nuk mund të zbehet e vërteta, që Kosova është pjesë e pandashme e komunitetit ndërkombëtar.

Mes tjerash, ai ka pasur edhe një mesazh për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Kosovën si të pavarur, duke thënë se “nuk mund ta mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme”.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës, kanë për synim të shpërqendrojnë e hutojnë këdo në këtë ndërtesë, e opinionin publik ndërkombëtarë, por kurrë nuk do të mund ta zbehin të vërtetën, Kosova është pjesë e pandashme e komunitetit ndërkombëtar, një anëtarë aspirante e komunitetit euroatlantik, nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke nisur nga pesë shtete të BE-së që s’e njohin Kosovën me të drejtë në çdo organizatë e forum.” – tha ai.

Lajme të ngjashme