Rama: Jemi të gatshëm me gjithë kapacitetet e Kryeqytetit t'i dalim në ndihmë Pejës - NACIONALE

Rama: Jemi të gatshëm me gjithë kapacitetet e Kryeqytetit t'i dalim në ndihmë Pejës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vërshimeve në Pejë ku lanë të vdekur dy persona dhe shkaktuan dëme materiale.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj që humbën dy aëntarët e tyre.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre.” – ka shkruar Rama në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se janë të gatshëm që me gjithë kapacitetet e Prishtinës të dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës.

Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Të gjithë bashkë mund të ja dalim!” – ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme