Rama ia dhuron Hovenierit “Çelësin e Qytetit”: Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju - NACIONALE

Rama ia dhuron Hovenierit “Çelësin e Qytetit”: Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me “Çelësin e Qytetit”.

Ai ka bërë me dije se kjo është bërë në shenjë mirënjohje për kontributin që ambasadori amerikan ka dhënë për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se ambasadori Hovenier është një mik i çmuar.

“Me rastin e përfundimit të misionit të tij, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë, në emër të Kryeytetit i dorëzova çelësin e qytetit, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ambasadori Hovenier është mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit tonë. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit tonë dhe aleatit tonë më të madh – SHBA-së. Faleminderit, ambasador Hovenier, për kontributin tënd për Kosovën dhe Kryeqytetin. Dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për ju!”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme