Rama e thumbon Kurtin: S’kam homolog unë
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, po qëndron në Kosovë, ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryekuvendarin, Glauk Konjufca dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Teksa po dilte nga takimi me Konjufcën, Rama është pyetur për opinionin e tij në lidhje me kryeministrin Albin Kurti, i cili e refuzoi ftesën për takim. Z. Rama ka refuzuar të komentojë marrëdhënien e tij me Kurtin, duke thënë se s’ka homolog.
“S’kam homolog unë, nuk jap dot koment.” – raportohet të ketë thënë Rama.