Rama: Bosnja të lejoj qytetarët e Kosovës të lëvizin me karta identiteti
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë Brjana Kristo. Rama këto takime po i zhvillon në kuadër të turit të tij ballkanik që lidhen me Procesin e Berlinit.
Në kuadër të kësaj, Rama ka kërkuar nga Bosnja dhe Hercegovina që të zbatojë njohjen e kartave identitare të shtetasve të Kosovës, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin pa probleme.
“Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë.”, tha kryeministri Rama