Rama "admiron" punën e BE-së për Propozimin e BE-së: "Gjëja më e mirë që mund t'i ketë ndodhur Kosovës e Serbisë" - NACIONALE

Rama "admiron" punën e BE-së për Propozimin e BE-së: "Gjëja më e mirë që mund t'i ketë ndodhur Kosovës e Serbisë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe me komisionerin Oliver Varhelyi. Ai aty foli edhe për Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama deklaroi mbështetje të fortë për Propozimin Evropian, duke shprehur madje edhe admirim për përpjekjet e bëra nga ana e BE-së.

“Ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, dokumenti i normalizimit i paraqitur prej jush është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë.” – tha fillimisht kryeministri shqiptar.

Më pas, ai u shpreh si vijon për mundësinë e pranimit apo refuzimit të këtij propozimi:

“Dhe, unë dua të besoj me gjithë zemër, me gjithë mendjen, se asnjëra palë e as tjetra nuk do t’ja lejojnë vetes të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij sepse Bashkimi Evropian përmes jush i kanë ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave të tjera, një rrugë të re. Një portë të hapur të së ardhmes në paqe dhe... një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në përmbylljen përfundimtare të procesit të njohjes reciproke.”

Kujtojmë se Shqipëria nuk kishte kundërshtuar ndonjë ide në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme