Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit - NACIONALE

Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka marrë detyrë zyrtare në Qeverinë Kurti.

Ai është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

z. Ragmi Mustafi emërohet Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin qeveritar, raporton Demokracia.com.

Mustafi nuk është shqiptari i vetëm nga Lugina në Qeverinë Kurti.

Më herët, kryeministri Albin Kurti ka emëruar si këshilltare të tij ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Lajme të ngjashme