Radoniqi shpreson që të mos ketë ndërpreje të rrymës gjatë orëve të mbrëmjes
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka folur për problemet me furnizimin me energji elektrike që janë shfaqur në disa qendra të votimit në komuna të ndryshme.
Radoniqi ka thënë se shpreson që gjatë orëve të mbrëmjes të mos ketë ndërprerje të rrymës, megjithëse nuk ka dhënë garanci se një skenar i tillë përjashtohet plotësisht. Sipas tij, situata do të vlerësohet në varësi të zhvillimeve në terren.
Ai ka theksuar se mungesa e energjisë elektrike nuk e cenon domosdoshmërisht integritetin e procesit zgjedhor dhe ka siguruar se do të merren masa që votuesit të mos votojnë në errësirë. Radoniqi ka shtuar se procesi i votimit nuk do të ndërpritet dhe se KQZ-ja do të reagojë për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.