Radhë e gjatë për votim në Karolinën e Veriut - NACIONALE

Radhë e gjatë për votim në Karolinën e Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shumë njerëz ishin duke pritur në radhë për të votuar në Wilmington të Karolinës së Veriut, në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së.

Televizioni CNN raporton se qendra e votimit atje është hapur në orën 6 e 30 minuta të mëngjesit sipas zonës kohore lindore të ShBA-së ose në orën 12 e 30 minuta në mesditë sipas zonës kohore të Kosovës.

Në momentin e hapjes së qendrës, 30 ose 40 njerëz ishin në radhë duke pritur dhe rreshti është zgjatur më pas, raportoi ekipi i televizionit CNN në terren.

Votues duke pritur në radhë u panë edhe në Atlanta të shtetit Georgia.

Disa këshilltarë të lartë të kandidatit republikan, Donald Trump, besojnë se numri i njerëzve që do të dalin për të votuar do të jetë vendimtar për fitoren e ish-presidentit.

“Na duket se jemi në një pozicion tani ku, nëse dalin njerëzit për të cilët ne mendojmë se do të dalin për Trumpin, atëherë ai duhet të fitojë. Pra, është çështje e arritjes së kësaj. Është afër. Është vërtet afër” – i tha televizionit CNN një këshilltar i lartë i Trumpit.

Lajme të ngjashme