Rada Trajkoviq i reagon Lajçakut pas takimit me Listën Serbe: A e takove Radoiçiqin?
Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Pas takimit të këtij të fundit me Listën Serbe, Trajkoviq e ka pyetur Lajçakun nëse e ka takuar edhe politikanin në listën e zezë të Amerikës, Milan Radoiçiq.
“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në twitter.
Ndryshe, Lajçak qëndroi në Kosovë për dy ditë dhe pati shumë takime.
Mr Lajcak @MiroslavLajcak, have you also met with Srpska Lista’s vice president and key decision-maker, Milan Radoičić? https://t.co/J8J3l4OhyF
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 11, 2023