Raci: Kosova përfundimisht po dëshmon se është e gatshme për çfarëdo marrëveshje me Serbinë
Sipas analistit politik Gazmir Raci, kryeministri Kurti është pro bisedimeve me Serbinë.
Raci, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, deklaroi se Kurti mbështet bisedimet të ndërmjetësuara nga SHBA-BE me njohjen reciproke si komponentin kryesor të marrëveshjes përfundimtare.
“Kosova përfundimisht po i shuan zërat kundërshtues se kinse nuk po merr pjesë në dialog dhe është kundër çfarëdo marrëveshje në dialog. Kryeministri [Albin Kurti] po e dëshmon të kundërtën dhe po rikonfirmon angazhimin e tij që është për dialog, marrëveshje dhe konkretisht ka propozuar fusha që në qendër e kanë njohjen të cilën edhe Amerika edhe Bashkimi Evropian dhe liderët e shteteve anëtare të BE-së e kanë në fokus njohjen si elementi kryesor që duhet të ketë marrëveshja finale”, tha Raci.
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu.