Qytetari u ankua se vëllai i deputetes e kërcënoi, sa është pasuria e Fitore Pacollit?
Ismajl Veliu, 90 vjeçar për Nacionale rrëfeu problematikën me të cilën po përballet tash e dy vite me familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Më saktësisht, bëhet fjalë për një pronë e që sipas Veliut janë të përfshirë edhe familjarët e deputetes Pacolli, vëllau Blerimi e babai Ramizi.
Për pronën që tashmë kanë probleme, Ismajl Veliu thotë se e ka blerë qysh para lufte, të cilën e ka punuar vazhdimisht. Por, tash e dy vite Ramiz Pacolli "i'a ka paralizuar tokën".
E pyetur për kërcënimet e lartpërmendura, ajo tha se babai dhe vëllai i saj nuk kanë kërcënuar.
"Rasti është në gjykatë, gjykata e zgjedhë. As babai im e as vëllai im nuk kanë kërcënuar. Rasti është mes vëllait dhe atij. Asnjëri nuk kërcënojnë. Kurrë një jetën time nuk kam dëgjuar që kërcënon babai ose vëllai im. Rasti është në gjykatë mes vëllait tim dhe personit në fjalë. Kur ta zgjedhë gjykata rastin, merret vendimi. Për këtë çështje mund t’i kontaktoni personat që janë të involvuar, jo mua." - ka thënë ajo.
Sa është pasuria e deputets Pacolli?
Në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2023, Pacolli ka deklaruar para të gatshme në vlerë 12 mijë e 350 në emër të saj dhe 13 mijë e 325 në emër të bashkëshortit.
Pasuri të paluatjshme deputetja Pacolli ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro të blerë në vitin 2013 në pronësi të përbashkët.
Ndërsa pasuri të luajtshme deputetja e VV-së ka deklaruar një veturë në vlerë 8 mijë e 500 euro në pronësi të bashkëshortit të blerë në vitin 2018.
Pacolli ka deklaruar edhe 25 për qind zotëim të aksioneve në shoqëri tregtare në “Defy Them Records LL C” në vlerë 5 mijë euro në pronësi të bashkëshortit po ashtu.



