Qytetarët të sigurt në pafajësinë e Veselit dhe të tjerëve
Qytetarët e Mitrovicës kanë shprehur bindjen e tyre në pafajësinë e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tij gjatë seancës së parë gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Në këtë seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë e cila filloi me 3 prill, qytetarët e Mitrovicës kanë përcjellë me emocione dhe kërkojnë drejtësi për Veselin dhe të tjerët, raporton Kanal10.
Disa qytetarë kanë pohuar se protesta e së dielës ishte e vonshme, por ka pasur edhe ata që kanë mbështetur këtë protestë si një mënyrë për të treguar solidaritetin me të akuzuarit.
Më shumë rreth kësaj: Pas një pritje për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj. Përderisa jashtë objektit mijëra protestues ishin mbledhur nga diaspora, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.
Ashtu siç u deklaruan qysh kur u arrestuan, ashtu u deklaruan edhe 2 vjet e gjysmë pas. Katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsëritën se janë të pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Disa patën vërejtjet për vonesat në nisjen e gjykimit.