Qytetarët e Drenasit për dy ditë pa ujë, gazetarja Qorri akuzon Ujësjellësin “Prishtina” për papërgjegjësi - NACIONALE

Qytetarët e Drenasit për dy ditë pa ujë, gazetarja Qorri akuzon Ujësjellësin “Prishtina” për papërgjegjësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytarët e Komunës së Drenasit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për dy ditë të tëra. Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar gazetarja Agnesa Qorri, e cila ka shprehur shqetësimin e saj në një postim në Facebook. Ajo ka akuzuar qendrën e thirrjeve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina" sh.a për mospërgjigje konkrete në lidhje me rikthimin e furnizimit me ujë në qytetin e Drenasit dhe sjellje të papërgjegjshme

Në postimin e saj, gazetarja Qorri ka treguar vështirësitë e saj në kontaktimin me kujdestarët e kompanisë dhe mungesën e përgjigjeve konkrete për datën e rikthimit të furnizimit me ujë në qytetin e Drenasit.

“Provoj edhe me i pyet si gazetare me marrë përgjigje përmes numrit të kujdestarise, se kur pritet me u leshu uji për këtë qytet, çka është duke ndodhë se çdo vikend që vij në Drenas asnjëherë nuk ka ujë me rregull. Por personi qe e hapë telefonin shprehet se "nuk e dijm kur vjen uji, kur të nis me punu fabrika...", - ka shkruar mes tjerash ajo.

Ajo po ashtu i ka bërë thirrje kryetarit Ramiz Lladrovci për të shtuar presionin ndaj Kompanisë së Ujësjellit.

“Kryetari Ramiz Lladrovci kish me qenë mirë me shtu presionin publik mbi këtë kompani që vazhdimisht që sa e sa vite, të paktën këto që unë i mbajë mend si e rritur, i trajton në këtë mënyrë qytetarët e Drenasit”, - ka shkruar me tej Qorri.

Lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në këtë komunë, Nacionale ka tentuar të kontaktojë me Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”, por deri në momentin e publikimit nuk i janë përgjigjur thirrjes.

Lajme të ngjashme