Qysh ndërmjetësohet sipas ligjit "seanca e grushtave", VV-PDK - NACIONALE

Qysh ndërmjetësohet sipas ligjit "seanca e grushtave", VV-PDK

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Në seancën e kësaj jave pranë Gjykaës Themelore në Prishtinë ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u paraqit si i dyshuar, ndërsa ministri Hekuran Murati si viktimë, e në anën tjetër të përfshirë edhe deputetë të PDK-së si Mërgim Lushtaku Hajdar Bexha e Bekim Haxhiu u vendos që rrahja ndërmjet tyre në Kuvend të kryhet me negocim.

Pra, për këtë çështje duket se Gjykata s’do të lëshohet në meritat e rastit, por e njejta do t’i nënshtrohet procedurës së ndërmjetësimit.

Qysh kryhet kjo punë?

Ndërmjetësimi, sipas Ligjit

Shteti, si formë bashkohore e më e organizuar e të drejtave, përmes organeve të veta speciale, në këtë rast gjykatave, ka paraparë edhe mënyren e rregullimit të kontesteve, përmes ndërmjetësimit të rregulluar me ligj, si formë e realizimit të të drejtave, në mes subjektesh.

Ndërmjetësimi sipas ligjit, e në pajtim me konventat relevante ndërkombëtare, fushëveprimin e tij, kryesisht e koncentron në raporte juridiko-pasurore, tregtare, familjare e pronësore.

Ligji për ndërmjetësim është shumë më i kufizuar e më i kujdesshëm, sa i përket, fushëveprimtarisë penale.

“Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet në rastet ku parashihet dënimi me gjobë dhe dënimi me burgim deri në tri (3) vjet.” thuhet në ligj.

Bile, në ligj, kujdes i veçant i kushtohet edhe dhunës në familje.

“Ndërmjetësimi dhe procedura e ndërmjetësimit nuk zbatohet për rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, në pajtim me Ligjin kundër Dhunës në Familje. thuhet në paragrafin pasues.

Kush është ndërmjetësuesi?

Ligji, shpjegon, funksionin, ligjshmërinë si dhe kush mund të jetë ndërmjetësues.

“Ndërmjetësuesi, është personi i tretë, i paanshëm, i licencuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili është përzgjedh të ndërmjetësojë në mes palëve me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit” shpjegohet në ligj.

Kur një marrëveshje e ndërmjetësimit quhet e arritur, sipas ligjit?

“Marrëveshja e ndërmjetësimit, është marrëveshje e arritur me shkrim e nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi për zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve në procedurën e ndërmjetësimit”.

Pse u rrahën?

Në Kuvendin e Kosovës gati një vit më parë pati shpërthyer dhuna fizike. Jo një herë, por dy herë. Disa grushta, disa kapje, shumë shtyrje.

Që nga fillimi ajo seancë dukej se ishte e tensionuar për shkak të aferës "Zdravo", siç opozita po i referohej përgjimeve të Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, me Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, e të cilat i publikoi Nacionale në tri vazhdime. PDK-ja vendosi disa pankarta me mbishkrimin "Zdravo".

E gjithë përleshja fizike, nisi pasi pushteti, më saktësisht Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, e goditi me shishe të ujit deputetin e PDK-së, Memli Krasniqi, e cila në shenjë proteste hodhi paraprakisht ujë në drejtim të Bislimit dhe kryeministrit Albin Kurti, i cili po mbante një fjalim.

Para kësaj sekuence, opozita kishte protestuar në mënyrë simbolike, duke vendosur disa pankarta, njërën prej të cilave (ata ku Kurti shihej me hundë të madhe si të Pinokios), e hoqi me dhunë Bislimit e mëpastaj edhe shqeu.

Pastaj në përleshjen fizike u përfshin edhe deputetët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqaj, dhe ministri Hekuran Murati. Aty u shkepën disa grushte e shtyrje.

Lajme të ngjashme