Qysh i i mungonte Salih Mustafës loja e tenisit bashkë me Thaçin e tjerët në paraburgim
Nacionale pak më parë raportoi detaje rreth mënyrës se si Salih Mustafa ishte mbajtur i izoluar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Kjo i kishte shkaktuar probleme shëndetësore Calit, duke bërë që as mos të ushqehet në formën e duhur.
Megjithatë, në parashtrimin që e ka parë Nacionale tregohen detaje se si Mustafa luante tenis bashkë me Thaçin e të tjerët.
“Atij i mungon kontakti me të burgosurit nga Kosova. Ai u mësonte tenis disa prej tyre, por tani nuk është në gjendje të ndajë pikëpamjet me njerëzit për ngjarjet aktuale në botë, apo edhe golat e shënuar në një ndeshje futbolli që ka parë në TV”, bëhej e ditur në këtë parashtrim.
Megjithatë, Prokuroria vazhdonte të insistonte se ndarja nga të tjerët është tejet e rëndësishme për procedurën, pasi mund të ndikojë në gjykim. Kjo bëri që edhe trupi gjykues të refuzonte në vazhdimësi kërkesat e mbrojtjes së Mustafës.