Quni, Kurtit: Aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti për sjelljen ndaj aleatëve.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk është sjell si duhet me ndërkombëtare, veçanërisht me ShBA-të.
Sipas tij, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këst
“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”, ka thënë Quni.
Ai ka thënë se tensionet në veri kanë mundur te shmangen.
“Bazuar në situatën e krijuar shtrohet pyetja a ka pasur mundësi të tjera që të cilat nuk krijojnë tensione, rreziqe, incidente, bllokime etj.”, ka thënë Quni për situatën në Veri.