Qindra gazetarë mbushin sheshin për të protestuar kundër mbylljes së Klan Kosoves nga pushteti
Në mbrojtje të medias së lirë dhe në mbështetje të Klan Kosovës, sot qindra gazetarë ia mësyen sheshit të Prishtinës e për ta konkluduar marshin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kjo pas vendimit brutalisht disproporcional dhe arbitrare të pushtetit, që në mënyrë të paprecedentë, duke gjetur hapësirë për të manovurar në teknikalitete regjistrimi, morri masën pëfundimtare të heqjes së licensës së operimit të Klan Kosovës.
Për shumë kënd që demokracinë e ka jo vetëm ideal politik por edhe etik, kjo jehoi rëndë në shëndetarinë e lirive në vend. Mbyllja e një media dha një tablo të errët në prospektin demokratik të vendit.
Gazetarë të mediave të ndryshe, drejtues mediash, pjesëtarë të shoqërisë civile, njëzëri fishkëlluan kundër këtij arbitrarite dhe kësaj mbytjeje të demokracisë.
Madje edhe sllogani i protestuesve ishte “Demokracia vdes në errërisë”.
Protesta u konkludua me mediat duke u solidarizuar me mjetet e tyre në tokë.



