“Qeveria të jetë e kujdeshme”: Kurti kritikohet për gjuhën kundër analistëve e biznesit - NACIONALE

“Qeveria të jetë e kujdeshme”: Kurti kritikohet për gjuhën kundër analistëve e biznesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditëve të para të fushatës, pushteti dhe posaçërisht kryeministri Albin Kurti është përfshirë në një gjuhë kritike ndaj biznesit, analistëve e mediumeve. Dje Kurti u mor me pagat e analistëve, duke pretenduar se ato janë shumëfish më të mëdha se të ministrave të tij, gjë e cila u demantua nga analisti Ylli Hoxha. Çka ndodhi?

Në një reagim të shkurtër, Hoxha tha se nuk paguhet më shumë se ministrat e Kurtit, ndërsa i dërgoi edhe një mesazh.

Unë për krejt nuk e di, por unë e di për veti se nuk e kam pagën më të madhe se ministrat e tij e le mo katërfish. E kam më të ulët. Edhe e dyta, krahasimi me argatë të natës për mua është ofendues. Një dallim është, unë edhe natën, edhe ditën i kam qëndrimet e njëjta. Jam kundër Zajednicës edhe natën, edhe ditën, jo veç natën. Me Radoiçiqin nuk foli as ditën e le më natën, le ta ketë parasysh këtë” – tha Hoxha në Debat Plus.

Ndërsa në mëngjes, Aleanca Kosovare e Biznesit vizitoi korporatën “Devolli”, e cila ka qenë në shënjestër të kritikave nga ana e pushtetit. Pas takimit, AKB-ja ka lëshuar një komunikatë, ku e ka quajtur Devollin “industri kombëtare ekonomike e Kosovës”.

Tutje, AKB-ja i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të jetë e kujdesshme në gjuhën karshi bizneseve.

Agim Shahini kryetar i AKB-së tha se jemi të shqetësuar dhe investitorët mund të jenë të frikësuar nga deklarimet politike për biznese të caktuara dhe të pa analizuara mirë për efektet negative qe kjo gjuhe prodhon. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në gjuhen e përdorur për bizneset dhe prodhuesit siç është Devolli.

Bizneset dhe prodhuesit vendor nuk janë në fushat zgjedhore një mujore për të marr mandat dhe pushtet katër vjeçar, bizneset dhe prodhuesit vendor janë në fushat përmanent jetësore ekonomike për të zhvilluar shtetin 365 ditë në vit tha në fund Shahini” – ka shkruar AKB-ja.

Në lidhje me këto akuza dje reagoi edhe vetë korporata Devolli, e cila i cilësoi si të paarsyeshem, fyese dhe të pakuptueshme deklaratat e Kurtit. Në reagimin e tyre, “Devolli” ka shkruar se “Albin Kurti është shef i LVV-së por jo i Devollit”.

Megjithatë, meqë Albin Kurti e ftoi Devollin në këtë ballafaqim të pavend dhe të panevojshëm, jemi të detyruar t’i themi se me punën tonë të pandërprerë dhe të përkushtuar, NE punësojmë mbi 15 mije familje të Kosovës, mirëqenia e të cilave, jetesa e tyre e përditshme, të ardhurat dhe shkollat e fëmijëve të tyre, varen direkt apo indirekt nga puna jonë.

T’i kërcënosh mbi 15 mijë punëtorë, fermerë dhe kontraktorë, është diçka e pandershme dhe shumë e ulët që nuk duhet të kishte ndodhur në këtë fushatë zgjedhore” – ka shkruar Devolli.

Sjellim ndër mend që Kurti dje në Kaçanik foli për pagat e analistëve, duke i cilësuar si “argat me netë”.

Krejt qëta analist a kanë rrogën shumëfish më të madhe se minsitrat. T’u i hecë rroga natën, argat me netë” – u shpreh Kurti, ndër tjera.

Lajme të ngjashme