Qeveria merr vendim për ndarjen e 100 erove për fëmijët dhe pensionistët
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionistët.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se nga 100 euro janë ndarë për të gjitha skemat pensionale.
“Më duhet të jap edhe një sqarim sepse ka pasur keqkuptime apo hamendje nëse janë të përfshirë edhe skemat e tjera përveç skemës së pensionit të moshës. Pra, të gjitha skemat janë të përfshira, edhe kategoritë e luftës edhe kategoritë e aftësive të kufizuara. I vetmi kusht është që nuk mund të përfitoj dikush nëse është përfitues i më shumë se njërës skemë, nuk mund të përfitoj dy herë, kriteri tjetër është se të ardhurat nga skemat shtetërore, të ardhurat e konsoliduara duhet të jenë nën 700 euro në muaj. Mjete tash janë ndarë, bëhet fjalë për rreth 700 mijë përfitues që do të përfitojnë nga këto shtesa”, ka thënë Murati.