Qeveria mban mbledhje, edhe Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme
Qeveria e Kosovës pritet të shqyrtojë sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg sot në mbledhjen e planifikuar për në orën 9:30.
Sipas agjendës, mbledhja pritet t’i ketë 16 pika. Ndër to është edhe ajo e çështjes së çmimeve në kohë kur tregu është jostabil.
Në anën tjetër, sot pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, lidhur me çmimin e naftës, bazuar në kërkesën e opozitës.
Kjo është kërkuar nga LDK-ja, me mbështetjen edhe të deputetëve të partive të tjera opozitare, PDK dhe AAK.