Qeveria Kurti emëron anëtarët e Bordit të "Hidrodrinit"
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e ri të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri, Albin Kurti gjatë mbledhje prezantoi emrat e ri të anëtarëve të Bordit të cilët u votuan nga kabineti i tij.
Jusuf Nikçi, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylça janë anëtarët e ri të Bordit të “Hidrodrinit”
Jusuf Nikçi do të jetë kryesues i bordit, anëtarë të të cilit u emëruan Mevlyde Kelmendi – Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylça.
Këta anëtarë kanë mandat 3 vjeçar.
