Qeveria Kurti e emëron Atdhe Hetemin drejtor të Institutit për Krimet e Luftës - NACIONALE

Qeveria Kurti e emëron Atdhe Hetemin drejtor të Institutit për Krimet e Luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në fjalën e tij, ka thënë se për të ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën.

“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror.” – ka thënë Kurti

Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme