Qeveria krijoi kompani për ruajtjen e energjisë, Rizvanolli tregon për rolin e saj - NACIONALE

Qeveria krijoi kompani për ruajtjen e energjisë, Rizvanolli tregon për rolin e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje për kompaninë “Korporata e Ruajtes së Energjisë” Sh. A, të cilën Qeveria e ka formuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Ajo ka treguar se kjo kompani do të menaxhojë 125MW të kapacitetit të baterive të Programit Kompakt mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

“Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam themelimin e Ndërmarrjes Publike Qëndrore: “Korporata e Ruajtes së Energjisë” Sh. A apo “Energy Storage Corporation - ESCorp” 🇽🇰🇺🇸🔋 “Korporata e Ruajtes së Energjisë” (KRE) do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125MWË të kapacitetit të baterive të Programit Kompakt mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka bërë me dije se kompania në fjalë do të jetë më e madhja e kësaj natyre në rajon.

“Ndërmarrja KRE do të ofrojë shërbime si: - Arbitrazhi i energjisë - Balancimi i sistemit energjetik - Operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë - Tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon - Modelimi përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit. Përmes grantit më të madh në histori të vendit tonë po ndërtojmë kapacitetet e ruajtjes së energjisë ndër më të mëdhatë për kokë banori në Evropë, e që do të menaxhohen nga kompania më e madhe në rajon e kësaj natyre!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme