Qeveria konfirmon se Berishaj e shoqëroi Kurtin në të gjitha takimet sot: Ai është përgjegjës për Bosnje - NACIONALE

Qeveria konfirmon se Berishaj e shoqëroi Kurtin në të gjitha takimet sot: Ai është përgjegjës për Bosnje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron një vizitë në Bosnje e Hercegovinë, ani se fillimisht parashihej të udhëtonte atje për samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u anulua. Megjithatë, siç tha vet ai, “vizitën nuk mund ta anulonte”. Reagime ka shkaktuar fakti se Kurti, gjatë kësaj vizite, pas vete ka pasur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i njohur për lidhjet me mafinë energjetike dhe shpëlarje parash.

Ndërkohë, prezencën e Berishajt në këtë vizitë, e ka “arsyetuar” Zyra e Kryeministrit, e cila në një komunikatë për media ku njoftoi për takimet e Kurtit atje, tha se Berishaj është “përgjegjës” për Bosnje e Hercegovinë.

“Në të gjitha takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, përgjegjës edhe për Bosnje dhe Hercegovinë, Martin Berisha dhe stafi i kryeministrit.” – thuhet mes tjerash në njoftim.

Pasditen e së premtes ndërkaq, Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në një organizim të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Krug 99” në Bosnje e Hercegovinë.

“N1” boshnjak raporton se Kurti nga atje ka thënë se ka shkuar në Sarajevë si “mik dhe partner”. Mes tjerash, ai u shpreh se Kosova “i ka borxh Bosnjës”.

“Sarajeva është gjashtë orë larg nga Prishtina, por për të ardhur këtu, na është dashur të kalojmë barrier të kufizimeve të vizave. Ju sjell të fala nga Kosova, një mik të cilit i është mohuar miqësia për një kohë të gjatë. Ne kemi vendosur që ta zbatojmë marrëveshjen për lëvizje me letërnjoftim. Bosnja dhe Kosova janë të lidhura jo vetëm përmes historisë, por edhe nga një e kaluar e dhimbshme dhe tragjike. Në shumë mënyra, Kosova i ka borxh Bosnjës. Më së shumti, për shkak të tmerreve që bota pa në Bosnjë e Hercegovinë, e që më pas u parandaluan në Kosovë.NATO ndërhyri në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës." - ka thënë Kurti, transmeton Nacionale.

Kurti, i cili parashihej që fillimisht të udhëtonte në Bosnjë për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por që më pas i njëjti u anulua, ai ka thënë se “nuk ka mundur ta anulojë" vizitën e tij.

“Samiti u anulua, por unë nuk mund ta anuloja vizitën në Sarajevë. Para se të vazhdoj, më lejoni t’ju rikujtoj që nëse bëj ndonjë gabim në të shprehur, iu kërkoj falje paraprakisht. Në shkollën fillore, e mësova gjuhën serbo-kroatishte nga një mësimdhënës malazez.” – ka thënë ai.

Berishaj ndërkaq, është parë duke përcjellë edhe këtë fjalim, në disa pamje të publikuara nga “Radiosarajevo”.

Paraqitja e Kurtit me Berishajn, shkarkimin apo dorëheqjen e të cilit e ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani, ka shkaktuar reagime. Gazetari Ilir Mirena, ka shkruar si vijon:

“Albin Kurti Martin Berishen me vete ne viziten e tij ne Bosnje.

Bosnja eshte eksportuesi me I madh i energjise elektrike ne Ballkan.

GEN’i i Beogradit, mafia energjetike, Martini, Damir Fazlliqi, VV’ja… gjithçka po me shkon neper mendjen time…”.

Lajme të ngjashme