Raportohet se Qeveria e Kosovës ka blerë infuzione të prodhuara në Serbi
Qeveri e Kosovës, ka ndarë 40 mijë e 140 euro nga buxheti për blerjen e infuzioneve.
Pas ndarjes së këtij buxheti, Ministria e shëndetësisë është aktivizuar menjëherë, pasi që ka hapur tender për blerjen e produktit Glucose 5% (izotenik) 500 ml sulucion për infuzion, më vlerë prej 12mijë euro.
Ky medikament, sipas kontratës së nënshkruar më 20 janar 2023, e cila është publikuar dje në faqen zyrtare të prokurimit publik, prodhohet nga Hemofar mAD në Serbi, raporton Insajderi.

Për shpërndarjen e këtij produkti në Kosovë, është kujdesur kompania “Exclusive Corporation” SH.P.K., e cila e ka fituar Lotin e 17-të që peshon 28 mijë e 140 euro
Kompania që për aktivitet primar e ka tregtinë me artikuj farmaceutikë obligohet që brenda 30 ditësh ta furnizojë me 80 mijë copë Glucose 5%.