“Qetësi para stuhisë” – Pamje direkte nga Haga, para seancës ndaj Thaçit e të tjerëve
Nga ora 9:30 do të fillojë seanca e fundit përgatitore para nisjes së gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Nacionale ka siguruara disa fotografi nga Haga, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale ku për pak minuta edhe do të fillojë seanca.
“Qetësi para stuhisë”” mund të jetë një nga përshkrimet më të duhuara për këto fotografi, pasi gjykimi në këtë rast pritet të jetë i gjatë e me shumë zhvillime.
Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës do të mbahet seanca e fundit përgatitore. Aty pritet të diskutohen detajet e nisjes së gjykimit, kohëzgjatja e fjalëve hyrëse, nxjerrja e materialeve, dëshmitarët e parë të Prokurorisë e detaje të tjera.
Gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është planifikuar të fillojë me datën 1 mars. Kjo edhe pse trupi gjykues ka konstatuar që Prokuroria ka dështuar të nxjerrë me kohë provat shfajësuese për të akuzuarit.



