Qesharake: Ministrat dhe deputetët e VV-së në stilin e Ramabajës, çdo skandal qeveritar e ndërlidhin me luftën hibride
Eksponentët e partisë në pushtet e kanë gjetur mënyrën se si të fshihen parapa aferave korruptive. Pas çdo skandali qeveritar që publikohet në media, ata zënë në gojë “luftën hibride”, duke akuzuar mediat dhe opozitën se po i shërbejnë kësaj lufte.
Ministra dhe deputetë të partisë në pushtet janë shndërruar në “ekspert” të luftës hibride, ndonëse nuk dihet se a e kuptojnë vërtet këtë term, i cili ndërlidhet me Rusinë dhe dezinformimin.
Ndër të paret që e ka përmendur këtë term ka qenë aktivisti i zellshëm i pushtetit, Sadri Ramaba, që me vëmendje tejet të lartë i përcjell mediat gjermane.
Termi në fjalë jo rrallë është përmendur edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Pas publikimit të skandaleve të fundit qeveritare, përmendja e togfjalëshit “luftë hibride” është shpeshtuar.
Kriza me ushqimin e FSK-së, bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me MIlan Radoiçiqin, dhe komunikimet e Dejona Mihalit me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasnin, janë ndërlidhur me këtë lloji të luftes.
Sipas tyre, të gjitha këto skandale janë pjesë e luftës në fjalë që ka për qëllim dëmtimin e Kosovës.
Një gjë të tillë sot e ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E pyetur nga gazetarët për komunikimet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, që janë publikuar nga gazeta Nacionale, ajo ka thënë se kjo është pjesë e luftës hibride.
“Unë besoj e keni parë qëndrimin tonë, kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër VV-së. Djeona është një bashkëpunëtore e jona, aktiviste e hershme të cilën unë e çmoj shumë.”, ka thënë Haxhiu.
Vështirë e besueshme se një term të tillë e kupton, por për luftën hibride ka shkruar sot edhe deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
Ndonëse kohë me parë gazeta Nacionale kishte publikuar fakte se deputeti Thaçi i shkruante fjalimet në Kuvend me “Chat GPT”, ai prapë se prapë pretendon se merr vesh nga lufta hibride.
Në profilin e tij në “Facebooj”, ai ka shkruar se kjo luftë po merr formë gjithnjë e më shumë.
“Lufta hibride po merr formë gjithnjë e më shumë. Bota serbo-ruse në aksion, Radojçiq, Baton Stanishiq, Simiq, Zvonko Buzhala e Behxhet Pacolli. Ky është damari sot.”, ka shkruar Thaçi.
Edhe skandali me ushqimin e ushtarëve të FSK-së ishte ndërlidhur më këtë luftë.
Pavarësisht fotografive të shujtave dhe letrës që komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ku e informon Ministrin e Mbrojtjes për krizën në fjalë dhe rreziqet e helmimit të ushtarëve nga ushqimi, Ejup Maqeodnci pretendon se kjo krizë është shpikur nga media.
“Tani jetojmë në një ambient tjetër të komunikimit, të shpërndarjes së informacioni, edhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që të shpërndahet. Por jetojmë në kohen kur të gjitha këto, nuk po them se janë të ndërlidhura, por stimulohen edhe nga aktorët e jashtëm që nuk e kanë ndalur fushatën nder vite për dëmtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këtu hyn edhe Rusia e Serbia”, ka thënë ministri Maqedonci në një intervistë për emisionin “Pressing” në T7.
Sipas tij, mediat me shkrimet e tyre po i kontribuojnë kësaj lufte.
“Nuk po them që media janë aktor të drejtpërdrejt dhe të ndërlidhura me qëllim me luftën hibride. Por i kontribuojnë në një far forme formatit që përdoret për luftë hibride, duke përdorur algoritmet të ndryshme dhe formatet të ndryshme pikërisht përmes teknologjisë informative që Rusa dhe Serbia e kanë shumë të zhvilluar në raport me këto tjerat”, është shprehur Maqedonci.
Shpërthen tallja me arsyetimet e pushtetit
Pretendimet e eksponentëve të pushtetit për të ndërlidhur çdo skandal qeveritar me luftën hibride, kanë nxitur reagime të shumta në vend.
Madje, analistët politikë kanë filluar talljet me arsyetimet e pushtetit.
Analisti Fitim Salihu ka thënë se për çdo skandal qeveritar zyrtarët e pushtetit bërtasin për këtë lloj të luftës.
“Sa herë që qeveritarëve të korruptuar u zbulohen aferat korruptive, fillojnë e piskasin ‘Lufta hiblide, lufta hiblide’. – Albin Kurti, vajtojcë dhe llafolog”, ka shkruar Salihu.
Edhe më i ashpër me pretendimet e pushtetit ka qenë analisti Valon Syla.
Ai ka vlerësuar se ministra në fjalë janë bërë sikur kryediplomatja Donika Gërvalla.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ministrat e Qeverisë Kurti nuk ia kanë haberin për luftën hibride.
“Keta Ministrat e VVs si Gërrvallka spi njohin flamurat e shteteve e kishe pe din çka është lufta hibride. Qitash e ka zbulu frizerken Albulena Haxhiu, e kishe pe din luftën hibride. O ju veç keni vjedh edhe keni ra. Ju kanë nxonë, tash ju dalin, faktet, banesat që i keni ble dhe mesazhet... e skeni ftyrë me ju dalë aktivistave përpara, deri sa ju denojnë me burg. Se me publik normal kosovarë ju e keni hup besimin moti kur edhe i keni humb zgjedhjet lokale”, ka shkruar Syla.