“Qesharak dhe i pamundshëm sanksionimi i Serbisë”: Orbani i Hungarisë i del në krah Vuçiqit
Qesharake dhe të pamundshme i ka quajtur Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kërkesat për vendosjen e masave ndëshkuese dhe sanksioneve ndaj Serbisë nga disa vende të unionit evropian. Kështu u citua të ketë thënë Orbani në Granda në Spanjës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian nga Radio Televizioni i Vojvodinës.
Orban, i cili tash për tash është aleati më i madh i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i doli në krah këtij të fundit duke thënë se “serbët (e Kosovës) kanë vujatur në provokime të shumta dy viteteve të fundit”.
“Ju duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, ka thënë kryeministri hungarez, derisa shtoi edhe se “nuk ka stabilitetit në Ballkan pa Serbinë”.
Kujtojmë se Hungaria - ndonëse vend njohës i Kosovës - është zotuar se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane, siç edhe bëri në rastin e kalimit të fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këtë duke e arsyetuar se presin deri në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se si rrjedhojë nuk duan "të prejudikojnë" rezultatin.