Qerkini kritikon BE-në: E ka stagnu komplet procesin e personave të zhdukur - NACIONALE

Qerkini kritikon BE-në: E ka stagnu komplet procesin e personave të zhdukur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bajram Qerkini nga organizata “Zëri i Prindërve” ka folur në lidhje me mosgjetjen ende të 1 mijë e 600 personave, të cilët konsiderohen të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Në ditën e personave të zhdukur me dhunë, Qerkini ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Sipas Qerkini, BE-ja e ka stagnuar komplet procesin e gjetjes së personave të pagjetur.

“Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet të jetë prioritet humanitar e ka stagnu komplet procesin e personave të pagjetur” – tha ai.

“A thu kush është fajtor për ne familjarët, ata që na kanë liru edhe pesë shtetet e kuintit që i kanë imazhet satelitore edhe nuk po ia mshelin gojën Beogradit por edhe ata të Prishtinës që po e stagnojnë procesin. Në emër të familjarëve duhet ende shumë të punohet e sidomos presidentja jonë iu kisha lutë të kenë informata më të shpeshta për familjarët” – tha Qerkini.

Lajme të ngjashme