Qëndrimi i Kurtit dhe të tjerëve në zyra qeveritare edhe pas vendimit të Supremes “ësht grusht shtet”, thotë Haradinaj - NACIONALE

Qëndrimi i Kurtit dhe të tjerëve në zyra qeveritare edhe pas vendimit të Supremes “ësht grusht shtet”, thotë Haradinaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vazhdimi i qëndrimit edhe më tutje në zyra qeveritare nga Albin Kurti dhe nëntë deputetë të Vetëvendosjes edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme “është grusht shtet”, thotë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“Gjykata Supreme e tha fjalën e fundit për këtë qeveri uzurpuese të institucioneve. Katër vjet e shkatërruan këtë vend, e këta katër muajt e fundit deshtën edhe me e pushtu me diktat. Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet. Kosova do t’i vuajë këto pasoja, por Kosova di të rimëkëmbet dhe do të rimëkëmbet”, shkroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme