Qe me sa kollaj konstitutohet kuvendi, shpjegon Ehat Miftaraj - NACIONALE

Qe me sa kollaj konstitutohet kuvendi, shpjegon Ehat Miftaraj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fare thjesht dhe me kollaj e shpjegoi juristi Ehat Miftaraj se si do të mund të konstitutohej Kuvendi i Kosovës qysh sot.

Postimi i Miftarajt:

Sikur politikanët të kishin respekt për kushtetutën, ligjin, procedurën, funksionimin kushtetues të institucioneve kushtetuese, funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve, sot në këtë ditë të bukur korriku në tentimin e 46:

Avni Dehari i kthehet zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, respektimit të procedurave dhe kthimit në votim të hapur të propozimit për kryetar të Kuvendit.

LVV propozon një kandidat për kryetar Kuvendi që merr jo 61 vota por mbase 70 ose edhe më shumë vota. Listen e propozimeve të pranuara nga shumica parlamentare eshte as me pak e as me shume se 40 deputete te partise fituese ne zgjedhjet e 9 shkurt 2025.

Partite politike qe iu takon pozita e nen kryetarit te Kuvendit propozojne kandidatet per keto pozita dhe votohen ne Kuvend.

Kuvendi konstituohet dhe neser Presidentja pa humbur kohe thret fituesin e zgjedhjeve Albin Kurtin dhe e nominon per formimin e qeverise brenda 15 diteve.

Musafiri i respektuar nga State Departmenti per vizite ne Kosove dhe disa shtete te rajonit befasohet per te mire dhe bindet se Kosova eshte demokraci funksionale dhe partner me te cilin mund te diskutohet per çeshtje te sigurise rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

Qytetarit i kthehet sadopak besimi ne institucionet e Kosoves dhe ka adrese institucionale per te kerkuar llogari, transparence dhe integritet ne qeverisje.

Nuk duhet shume per tu bere krejte kjo. Vetem pak vullnet politik dhe lerja anash e inateve personale dhe interesave partiake.

Lajme të ngjashme