Qalaj: VV-ja qëllimisht po e zvarrit konstiuimin e Kuvendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se VV-ja në mënyrë të qëllimshme po e zvarrit procesin e formimit të institucioneve.
Derisa ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ai ka thënë se këto veprime janë të dëmshëm për Kosovën.
“Çdo shtyrje e konstituimit të Kuvendit mendoj që është dëm i madh për vendin. Siç po shihet nuk ka ndnonjë vullnet që situata të zhbllokohet nga koalicioni që ka siguruar më se shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo është e dëmshme dhe veprim i qëllimshëm për të dëmtuar interesat e vendit”, ka thënë Qalaj .