Përfundon tërheqja e 25 përqindëshit tjetër të njësive speciale, e konfirmon Policia e Kosovës
Edhe çereku i dytë prej 25 përqind të pranisë së njësive speciale policore janë tërhequr nga brenda dhe rreth objekteve komunale, ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon të veriut, Veton Elshani.
“Po e konfirmoj, tërheqja është kryer”, ka thënë Elshani shkurzazi përmes telefonit.
Në Marrëveshjen e Bratisllavës, Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pranuar që gradualisht të largojë praninë e njësive speciale nga veriu, ku fillimisht u tërhoqëm 25%, ndërkaq vetëm sot edhe një 25% tjetër.
Përmes një njoftimi në Twitter, Bislimi njoftoi se Kosova po i përmbush zotimet e saj të Bratisllavës, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që të heqin sanksionet ndaj vendit nga BE-ja.