PZAP nuk ia pranon ankesën VV-së për Listën Serbe: Ka vendim të Gjykatës Supreme
PZAP ka publikuar vendimin me anë të së cilit ia ka hedhur poshtë ankesën subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në një arsyetim të gjatë, ka spjeguar detajisht krejt procedurën se si u bë që Lista Serbe të çertifikohet. Madje aty ipet edhe sqarimi “botërisht” i ditur, se kur vendos gjykata, në këtë rast Supremja, KQZ është e obliguar t’i zbatoj vendimet e saj.
“Pas pranimit te Aktvendimit te Gjykates Supreme KQZ, ka mbajtur mbledhje për zbatimin e vendimit të plotfuqishëm të PZAP, respektivisht ku KQZ është urdhëruar të çertifikoj subjektin politik Lista Srpska. Ne këtë takim nuk ishte votuar certifikimi i subjektit politik ne fjalë, sepse kishte urdher nga një vendim giyqësor perfundimtar dhe se KQZ. ka zbatuar vetêm vendimin e nje instance me të lartë.” – thuhet aty.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, ministritë e linjës asnjëherë nuk kishin nxjerrë ndonjë vendim që Listën Serbe ta shpallin organizatë terroriste, ose nuk i kishin rekomanduar KQZ-së që të mos e çertifikoj këtë subjekt, apo ndonjërin nga kandidatët e kësaj partije. Lëvzija Vetëvendosje pasi kishin kaluar të gjithë filtrate juridik, vendosi të dhuroj “shoë” pa asnjë efekt, kinse me ankesë për Listën Serbe, por që sipas të gjitha instancave ligjore, ato u shpallën të pavlefshme.
Reagimet pas vendimit të Supremes
Aktvendimi i Supremes kishte nxitur reagime të shumta. Partia në pushtet e ka kritikuar vendimin e gjykatës, ndërsa shoqëria civile e ka vlerësuar si të drejt.
Ndër të paret që ka reaguar ka qenë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e ka sulmuar vendimin e gjykatës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sallahu ka shkruar se kjo gjykatë i ka hapur rrugë certifikimit të një subjekti politik antikushtetues.
“Sot e kemi pranuar Aktvendimin Gjykatës Supreme me të cilin është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkaqe procedurale. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cënuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listes Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025. Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai, duke e fajësuar gjyqësorin dhe opozitën.
“Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar Sallahu.
Kurse, drejtori ekzekutivi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shprehur një mendim tjetër.
Ai ka bërë me dije se aktvendimi i Supremes ka treguar se shoqëria kosovare ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik.
“Gjykata Supreme ka marrë vendim për të urdhëruar KQZ-në të certifikojë Listën Serbe, duke hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Zhvillimi demokratik i një vendi nuk matet me numrin e votave që fiton, por me respektimin e lirive dhe funksionimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë. Vendimi i Gjykatës Supreme tregon edhe një herë se shoqëria kosovare, pavarësisht veprimeve e politikave ditore, tensioneve politike, ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë. Integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik”, ka shkruar Kryeziu.