Pyetja kryesore e ditës që deputetët e VV-së thanë se nuk kanë leje t’i përgjigjen - NACIONALE

Pyetja kryesore e ditës që deputetët e VV-së thanë se nuk kanë leje t’i përgjigjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

A do të merrni pjesë në seancën e jashtëzakonshme sot? – ishte pyetja e gazetarëve. ‘Nuk jemi të autorizuar të flasim për këtë’ – ishte përgjigja e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

Një orë para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita lidhur me bisedën telefonike në mes të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kryeterroristit serb Millan Radojçiq, Vetëvendosje nuk qe në gjendje të tregojë nëse do të marrë pjesë në këtë seancë ose jo.

Në fakt, thirrja për konferencë e grupit parlamentar të kësaj partie, një orë para seancës së jashtëzakonshme, do t’i shtynte kolegët gazetarë me të drejtë që ta bënin edhe pyetjen kryesore: A do të merrni pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

Por, nga përgjigja e deputetes Fitore Pacolli, ajo dhe kolegu tjetër i saj deputet, nuk kishin leje nga partia që të përgjigjeshin në këtë pyetje.

“Zonja Pacolli dhe zoti Salihu, me gjithë respektin na jemi gazetarë që e ndjekim politikën. Me pas tregu që jeni për këtë temë, kishin ardhë gazetarët e rubrikave të tjera. A merrni pjesë në seancën e jashtëzakonshme?”, tha një gazetar.

“Grupi Parlamentar i VV-së ka shumë deputetë dhe secili trajton cështje të ndryshme. Ne sot jemi të delegume për me folë për punën që e kemi kry për mjedis, nuk jemi të autorizumë me iu përgjigj pyetjeve të tjera sepse nuk po dojmë me bartë interesimin e juaj te një cështje që është a merrni pjesë ne seancë”, ia ktheu Pacolli.

“Pas Prokurorisë, a merrni pjesë në seancë?” – e pyeti një gazetar tjetër Pacollin.

“Ne sot shkojmë në Prokurori e mandej mundeni me na ndjekë. Sot ju kemi thirrë për qito cka i prezantuam”, tha ajo.

Lajme të ngjashme