Putini me dekret, thërret 160,000 rusë t’i bashkohen ushtrisë
Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar rusët e moshës 18 deri në 30 vjeç, që t’i bashkohen ushtrisë.
Mediat ndërkombëtare, si Euronews, raportojnë se Putin nëpërmjet dekreti, ka shpallur thirrjen e detyrueshme ushtarake për 160,000 vetë.
Rusia zakonisht bën thirrjen e detyrueshme ushtarake dy herë në vit, një në pranverë dhe njërën në vjeshtë.