Pusteci bashkia e parë ku përfundon krejt numërimi i votave, Kukësi befason - NACIONALE

Pusteci bashkia e parë ku përfundon krejt numërimi i votave, Kukësi befason

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga katër kutitë e para të numëruara në qarkun e Kukësit, dy në Has dhe dy në Kukës, Partia Demokratike prin me 484 vota, 270 për PS-në dhe 197 vota për PSD-në, e cila del forca e tretë në Kukës.

Ndërkohë, Pusteci është bashkia e parë në vend që ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 1,054 vota, ndërsa “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, ka marrë 458 vota.

Lajme të ngjashme