Punësimet në KEK, Çitaku: Mjerim i promovuar si arritje, farsë e mjerë - NACIONALE

Punësimet në KEK, Çitaku: Mjerim i promovuar si arritje, farsë e mjerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, ka komentuar punësimet në KEK, në ceremoninë e të cilës mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Çitaku e ka cilësuar këtë si “mjerim i promovuar si arritje”.

Tutje, ajo ka konsideruar si farsë të mjerë ceremoninë.

Lëvizja VV dhe A.K. - Mjerim i Promovuar si Arritje

Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit.

Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë.

Është ironike që pikërisht VV dhe A.K., që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme