Punë e kryer, Nacionale merr vesh: Liburn Aliu, Drejtor i Portit të Durrësit
Burime të gazetës Nacionale na bëjnë të ditur se Liburn Aliu, themelues i Vetëvendosjes, tash i larguar, dhe ish-Ministër i Infrastruturës në Qeverinë Kurti II, do të jetë Drejtor i Portit të Durrësit.
Aliu në këtë pozitë “është pothuajse punë e kryer” na kanë kumtuar burimet tona.
Mediat në Shqipëri gjatë ditës po ashtu raportuan se Liburn Aliu është emëruar Drejtor i Portit të Durrësit.
Vendim zyrtar, publik, për këtë emërim ende nuk ka dalë.