“Puna është se këtij po i pëlqen”, Hyseni: Albin Baba është fundi i Albin Kurtit
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar thirrjet e militantëve të VV-së “Albin baba”.
Ai ka thënë se këto thirrje janë fundi i Albin Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ish-aktivisti i VV-së ka shkruar se problemi është se këto thirrje kanë filluar t`i pëlqejnë kryeministrit Albin Kurti.
“Nuk është më puna se Albin Kurtin po e thërrasin Albin baba. Puna është se këtij po i pëlqen. Puna është se në atë luften midis ideve dhe dëshirës, ky iu ka dorëzu dëshirës. Prandaj, ka fillu me i dhanë formë figurës t'babës. Baba i mirë, që t'ushqen e t'rrin gati. Tash për tash.. Kjo është një shkëputje e madhe. Zgjidheni ideologjinë, ju m'tregoni qendër apo majtas? Cilindo regjister diskursiv - ekzistencialist, materialist, strukturalist...Qysh po e adaptoni "babën" më lirinë e Sartrit? Çka kish thanë për "babën" feministja Simonë? Çka është te diskurset e Lacanit simbolika e "babës"? E me Zhizhekun a keni folë nime? Nashta ai tregon për këtë. Më intereson shume qysh ia bajnë këtyre pyetjeve këta që përmes Albinit rrijnë si n't'madh sepse përmes identifikimit me të mbahen si t'ditun e na vijnë me rol përndritjeje”, ka shkruar Hyseni.
Sipas tij, ky është fundi i një përfaqësimi.
“Me t'pelqy kur t'thojnë "babë" është një punë. Me ia pranu vetes që s'kam me e ndalu këtë dëshirë është dorëzim para delirit të madhështisë. Por me e arsyetu ketë gjë publikisht është me ia pranu vetes që t'ka hupë çdo lidhja me idetë. Ky është momenti kur don me e ndryshu edhe mënyrën qysh t'shohin tjerët. Ky është fundi i një përfaqësimi, ky është fundi i kuptimit të një emri...”, ka shkruar ai.