Publikohet intervista e parë e Rugovës pas luftës , ish-presidenti fliste për Jasharajt, Thaçin e UÇK-në
“Fakte me Adnan Merovcin” ka publikuar intervistën e parë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova pas përfundimit të luftës, ku ai ishte pyetur për shumë çështje.
Rugova ishte paraqitur në një intervistë me gazetaren Dijana Toska, ku presidenti u ishte përgjigjur pyetjeve të dërguara nga qytetarë të vendit.
Një prej pyetjeve që iu kishte bërë atij ishte nëse do të zhvillonte homazhe te familja Jasharaj.
“Së shpejti do të shkoj, natyrisht homazhet i kam bërë yqsh vitin e kaluar, kam shpall ditë zie për masakrat që ka ndodhur në Prekaz, Qirez e të tjera. Kama q shumë punë, sa do të fillojë vizitat në Prekaz dhe vende të tjera të Kosovës.” – kishte thënë ai.
Rugova në këtë intervistë ishte pyetur edhe për raportet me Thaçin, ku kishte thënë se “në përgjithësi janë të mira”, dhe se ka një unitet plural.
“Në përgjithësi janë të mira, Thaçi e të tjerë nuk kanë qenë këtu në jetën normale, tash jemi në një jetë normale, është një epokë e re për Kosovën. Të gjithë jemi tash në Prishtinë, edhe Thaçi edhe Bukoshi edhe të tjerët.” – kishte thënë ai.
Rugova në këtë intervistë kishte folur edhe për UÇK-në, ku ishte shprehur se do të mbetet “një prej faqeve më të ndritshme”.
“UÇK do të mbetet ndër faqet më të ndritshme, ne kemi bërë edhe TMK-në, trupat mbrojtëse të cilat kanë marrë një numër të djemve të UÇK-së, do të jenë trupa civile momentalisht, që do t’i marrin edhe të rinjtë e tjerë të Kosovës që do të fitojnë diciplinë për jetë të rregullt, sepse trupat nuk janë vetëm për konflikte." - ishte shprehur presidenti.
Videon e plotë mund ta ndiqni KËTU.