Publikohet indeksi i transparencës së komunave: Komuna e Skenderajt në vendin e parë - NACIONALE

Publikohet indeksi i transparencës së komunave: Komuna e Skenderajt në vendin e parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KDI sot ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022. Në bazë të këtij indeksi, komuna më transparente është shpallur ajo e Skenderajt me 92.63 pikë nga 100 pikë sa ka qenë maksimumi.

Në vend të dytë është renditur komuna e Lipjanit me 91.13 pikë, kurse në vendin e tretë komuna e Mitrovicës më 91.13pikë.

Sipas këtij indeksi, 15 komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica.

KDI-ja ka bërë me dije në këtë indeks janë vlerësuar në 87 indikatorë për tetë shtylla

Në prezantimin e të gjeturave, menaxherja e projektit në KDI, Diana Metushi-Krasniqi, ka deklaruar se komunat çdo vit po vetëdijesohen në këtë fushë.

Është për t’u vlerësuar fakti se komunat nga viti në vit po dëshmojnë se janë më të përgjegjshme në publikimin e informatave dhe dokumenteve për publikun, duke shënuar rritje të nivelit të transparencës nga 𝟱𝟲% 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟭 𝗻𝗲̈ 𝟲𝟴% 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮, megjithatë, ueb faqet e komunave po vazhdojnë të jenë shpesh të paqasshme si rezultat i problemeve teknike. Kjo i zbeh përpjekjet e komunave për transparencë, ndërkohë që i dekurajon qytetarët të qasen në informacione dhe të kërkojnë llogaridhënie nga komunat e tyre”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme