Psikiatri bëhet për pesë pare, njofton padi ndaj gazetarëve – Mehmetaj: “Prit edhe pak, se kam hala” - NACIONALE

Psikiatri bëhet për pesë pare, njofton padi ndaj gazetarëve – Mehmetaj: “Prit edhe pak, se kam hala”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Provoi të bëjë politikë duke përdorur kualifikime të profesionit të vet: psikiatrit Jusuf Ulaj iu kthye shumëfish bumerang.

Jusuf Ulaj – Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – u lajmërua sot sërish duke thënë se në shkrimin e tij “nuk e kam përmendur askënd specifikisht”.

Shkrimi i tij i përgjithësuar orvatej të nënkuptonte për “të çmendur” gazetarët që kishin ngritur shqtësime për përgjim dhe përcjellje të kundërligjshme nga disa struktura të veçanta të AKI-së që besohen të jenë dorëz-në-dorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ulaj tash njoftoi për padi ndaj gazetarëve: “shpifje dhe të pavërteta”, tha ai.

Enter Lirim Mehmetaj...

Gazetari Mehmetaj i kërkoi “të pres pak” duke njoftuar për materiale e pretendime ndaj Ulajt; dhe që ky i fundit t’i kompletojë ato në padinë që synon ta përgatisë.

O ti doktori i Vetevendosjes, prit edhe pak mos e beje padine se kam me i publiku edhe disa gjera rreth jush, e pastaj i grumbullon te gjitha ne nje vend”, shkroi Mehmetaj.

Ky nxenesi i pervuajtur i Afrim Blytes, pasi i shpalli te gjithe kundershtaret e padronit te tij si te cmendur, tash po ankohet, po paralajmeron padi per gazetare”.

”Doktori i majte qe refuzon te punoje ne institucione te shtetit e ne anen tjeter gjobite popullin ne ordinance private me cmimet e vizitave me te larta ne treg, po thote une ju shpalli te cmendur po ju mos reagoni”, shkroi ai.

Për çfarë “shpifje dhe të pavërtetas” e ka fjalën Ulaj?

Mehmetaj – pasi Ulaj e shpërdori profesionin e vet për t’u lëshuar në diagnostifikime për gazetarët: që përktheheshin në një premisë, i.e ‘të çmendur’ – shkroi se Ulaj është “keqpërdorues i pacientëve dhe përshkrues i tabletave me marrëveshje”.

Mehetaj për psikiatrin në fjalë tha se “u përshkruan ilaçe të caktuara në marrëveshej me kompani farmaceutike” dhe se “i detyron pacientët të blejnë vetëm tableta të caktuara, pë rtë marrë pëqindjen e tij më pas nga kompania”.

Ky është një mjek që kinse është anëtar në një parti të majtë, derisa punon në sektor privat dhe në ordinancën e tij mban çmime astronomike, duke e gjobitur popullatën më të varfër në botë”.

Më e keqja, ti je një shërbëtor i Afrim Blytës, për të cilin, sa të më dal pak kohë, do ta kuptoni i biri i cilit zyrtar të strukturës së sigurisë së famëkeqit Aleksandër Rankoviç ishte ai. Për këtë do të ofroj dëshmi me dokumentacion”, tha Mehmetaj.

Ndaj Ulajt ka pasur një mal reagimesh, më së fundi nga gazetari Valon Syla, i cili në humor e sipër e pyeti nëse ka “ndonjë diagnozë për Albin Kurtin?”.

Reagimi i Ulajt?

Dje kam shkruar për çrregullimin deluzional (paranojën) duke mos përmendur askënd specifikisht, ndërkaq me sulme u lajmëruan disa gazetarë që nuk po i përmendi me emër sepse nuk ishin e as nuk janë adresë e trajtimit tim”, shkroi ai.

Mirëpo, këta gazetarë paskan shpifur gjëra nga më të ndryshmet për mua dhe meqë është kështu unë do të ushtroj padi ndaj tyre për këto shpifje dhe të pavërteta”, përfundoi Ulaj.

Lajme të ngjashme